Degë ulliri e mbushur me kokrra jeshile Korroneiki

Familja Kuçi · prej 2019

Kodrat e Ardenicës

Vaj ulliri ekstra i virgjër, monovarietal Korroneiki, i shtypur i ftohtë në kodrat ku dielli ulet vonë mbi Adriatikun.

Korrja 2026

Nga pema te shishja,brenda një dite.

Rrjeta e vjeljes nën ullinj, me fushën në sfond
Degë ulliri me pamje nga fusha poshtë
Ullinj që kalojnë nga jeshile në vjollcë në degë
Pemë ulliri e ngarkuar me kokrra në ullishte
Degë ulliri mbi ullishte, me fushën në horizont
Degë ulliri përpara rreshtave të pemëve
Ullinj jeshilë në degë përballë qiellit blu
Pamje nga afër e ullinjve jeshilë mes gjetheve

Historia

Një kodër, një familje,një varietet.

Mes Fierit dhe detit Adriatik, kodrat e Ardenicës zgjaten butë nën diellin që ulet vonë. Aty, midis rreshtave të vjetër, rriten ullinjtë tanë: të paktë, të zgjedhur, të mbledhur me dorë.

Filluam në vitin 2019. Në fillim për familjen, për dasmat dhe darkat e dimrit, vaji që mbante shijen e tokës sonë. Vit pas viti, ata që e provonin kërkonin më shumë: kushëririt, miqtë, fqinjët. Kështu lindi Kodrat e Ardenicës. Nuk kemi shumë pemë, por po i shtojmë, sepse klientët tanë janë të kënaqur.

Ne, familja Kuçi, bëjmë një vaj të vetëm. Monovarietal. I papërzier. I mbledhur me dorë, i shtypur i ftohtë brenda së njëjtës ditë. Sepse besojmë që një tokë e mirë meriton një zë të pastër.

Duke punuar mes rreshtave të ullinjve me traktor të vogël
8
vite traditë
100%
korrur me dorë
1
varietet i vetëm
Ullinj jeshilë dhe vjollcë duke u pjekur në pemë

Varieteti

Korroneikii vogël, i intensiv, i pakompromis

Kokërr e vogël, ngjyra në fillim e gjelbër pastaj e mavijosur. Jep një vaj me aciditet të ulët, aromë barishtore, dhe atë notë piperi në fund që e dallon menjëherë.

Fleta teknike

Varieteti
Korroneiki, monovarietal
Mbledhja
Me dorë, tetor - nëntor
Nxjerrja
Në të ftohtë, në 26 °C
Përpunimi
Brenda 6 orëve, nga pema te frantoi
Aciditeti i lirë
< 0.3%
Profili
Frutor, piperi, amaro mesatar
Origjina
Vanaj, Fier, Shqipëri
Lartësia
150 m mbi nivelin e detit
Ruajtja
Vend i freskët, larg dritës
Konsumimi
Brenda 12 muajve nga shtypja
Rreshta ullinjsh në kodra nën një qiell të hapur

Vendi

Vanaj, Libofshë150 m mbi det · 10 km nga deti

Kodrat ngrihen ku fusha e Myzeqesë takon kodrinat e Ardenicës, rreth 10 km nga deti Adriatik. Tokë argjilore, erëra të kripura, ditë të gjata. Fshati Vanaj, Njësia Administrative Libofshë, Bashkia Fier. Terreni ku ullinjtë tanë rriten brez pas brezi.

shqipëria qendrore

Porosit

Drejtpërdrejt ngaferma jonë.

Shkruaj në WhatsApp për porosi, çmime ose pyetje. Të përgjigjemi brenda ditës. Dërgojmë në të gjithë Shqipërinë dhe Italinë. Pagesa bëhet me para në dorë, në dorëzim.

Porosit në WhatsApp+355 69 323 9451→
ose shkruani nëhello@ardenica.com

Pikë shitjeje në TiranëRruga e Kavajës, pranë Delijorgjit · Rr. Stavri Themeli

Dërgo një kërkesë

Sasia
  • 250 ml0
  • 750 ml0
  • 1 L0
  • 5 L0
  • 10 L0
  • 20 L0

Kërkesa hapet në WhatsApp-in ose email-in tënd. Kjo faqe nuk ruan asnjë të dhënë.

Porosit